Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet sesion informativ me fermerët e Komunës së Pejës organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi  ne bashkëpunim me USAID

2018/10/12 - 4:06

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi  ne bashkëpunim USAID kanë mbajtur  sesion informativ me fermerët e Komunës së Pejës.

Ne takim është prezantuar skema e grandeve nga USAID dhe janë sensibilizuar të gjithë bujqit që janë të interesuar të aplikojnë në grandët e pemëve të imta, siç janë: dredhëzat, mjedrat, manaferrat, bimët mjekësore e aromatike, të cilin projekt e realizon “Programi -zhvillimi bujqësor dhe mundësitë reale” (AGRO).