Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2020/07/30 - 2:42

 
Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë dhe shumica prej tyre u aprovuan për procedim te mëtutjeshëm.
Ne seancën e sotme është bërë miratimi i Statutit të Komunës së Pejës, pas procedurës së diskutimit publik.
Poashtu është aprovuar Draft – Rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
Kërkesa për këmbim pronash në mes Komunës së Pejës dhe “F&F” Construkcion” sh.p.k. Pejë, për rregullimin e shtegut të ecjes sipas PRRU “Qendra, Kapeshnica  dhe  Karagaqi”në Pejë u aprovua.
Kërkesa për shpalljen me interes publik te ngastrës kadastrale 1728/2 ZK.Vitomericë, për zgjerimin e hapësirës gjelbëruese te shkolla “7 Shtatori” në f.Vitomericë është aprovuar.
Drejtori i Arsimit Besim Avdimetaj beri prezantimin e Raportit informativ për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë.
Poashtu u prezantua Raporti informativ i punës së ekzekutivit Komunal në Pejë, për periudhën: Janar – Qershor 2020.
Ne këtë takim është shqyrtuar edhe Raporti i Auditorit të jashtëm për vitin fiskal 2019.
Drejtori i Financave Jeton Abazaj prezantoj Raportin Informativ për të hyrat dhe shpenzimet komunale për periudhën Janar – Qershor 2020.
Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri prezantoj Raportin e Performances së Komunës së Pejës, për vitin 2019.
Deputetët e Formuan grupin  punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit te Komunës se Pejës për vitin 2021,ne përbërje nga 1 anëtar prej secilit subjekt politik ne Kuvend.
Poashtu u formuan edhe dy komisione tjera: A.- Komisioni për vlerësimin e ofertave për dhënien e pronës komunale ne shfrytëzim. B.- Komisioni për shqyrtimin e ankesave për procedurat e dhënies se pronës komunale ne shfrytëzim.
Pati edhe pyetje dhe përgjigje për disa çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës