Republika e Kosoves

Pejë

 

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/03/30 - 1:45

Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

Kryetari i Komunës se Pejës e prezentoj si Informatë  procesin e hartimit të Hartave zonale dhe hartimin e PZHK-al për Komunën e Pejës.

Shefi i Zyres Komuale per Komunitete Sabahudin Cirikoviq prezentoj si informatë,Raportet informative të ZKK për procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin 2017 si dhe Plani i punës për vitin 2018.

Bartja dhe Rialokimi i buxhetit të pa shpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual është aprovuar.

Si informim është berë Shqyrtimi i Raportit final financiar i Komunës së Pejës, për vitin 2017.

Propozimi i DÇPJ  dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik në ngas.kad.në Z.K Gorazhdevc për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza, si dhe për ndërtimin e trasës dhe vendosjës së gypit kryesor për ujëra të zeza,pas disa diskutimeve është aprovuar.

Është berë Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të biznesit të NPL ”Ambienti”  në Pejë.

Poashtu është aprovuar kërkesa e Kryetarit të Komunës për jetësimin e Marrëveshjes  për binjakëzimin e Komunës së Pejës, me Komunën  Jonston në shtetin Iowa SHBA.

Deputetët e kanë formuar Komisionin ne përberje prej 7 anëtarëve për hartimin e Draft- Statutit të Komunës së Pejës.

Poashtu është aprovuar kërkesa për zgjidhjen e çështjes dhe problemit të qenëve endacak që gjithjë e më shumë po paraqesin shqetësim për banorët dhe sigurin e tyre  në Komunën e Pejës.

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës