Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/04/26 - 2:36

Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 

Kryetari i Komunës z.Gazmend Muhaxheri e ka prezantuar Raportin informativ mbi përformancën e Komunës për vitin 2017.

Plani i punës së KKSB-së për vitin 2018 është prezantuar dhe është aprovuar.

Kuvendi ka aprovuar propozimin për marrjen e Vendimit për publikimin e Konkursit për plotësimin e Komiteteve konsultative (Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Komitetit për Zhvillim Ekonomik).

Poashtu është aprovuar Programi  tre vjeçar komunal për banim 2018 – 2021.

Asambleistët kanë berë shqyrtimin e Raportit të punës së N.P.L. “Ambienti” sh.a. Pejë.

Asambleistët kanë shqyrtuar  Planin e Biznesit të NPL.”Stacioni  i Autobusave” sh.a. Pejë.

Ne takim është aprovuar propozimi dhe është formuar  komisioni për tituj nderi, Dekorata,

Medalje,Mirënjohje e Falenderime, konformë Rregullores Nr.06/2016, e datës 01prill 2016.

Deputetët kanë formuar Komisionin vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim,poashtu edhe Komisionin për Ankesa për dhënien e pronës Komunale në shfrytëzim.

Propozimi  për këmbim pronash – ngastrash në mes të Komunës së Pejës dhe z.Tafil Selim Alimusaj, nga f.Strellc Komuna Deçan, për realizimin e Projektit për ndërtimin e hapsirës për aktivitete rekreativo – sportive për nxënësit e shkollës “Asdreni” dhe “Odhise Paskali” në Pejë është aprovuar për implementim.

Propozimi i Nismes së Kryetarit të Komunës për bashkëpunim komunal  Ndërkombëtar në mes të Komunës së Pejës  dhe Komunës Sariçam – Republika e Turqisë është aprovuar.

Poashtu propozimi  për zavendësimin e anëtarit të dorëhequr z.Isuf Berisha, nga Komiteti për Komunitete, me anëtarin e ri Mirsad Berisha është aprovuar.

Si pikë shtesë është propozuar dhe aprovuar formimi i Komisionit për monitorimin e funksionimit të Rregullorës për Transparencë ne Institucionet e mbrendshme te Komunës së Pejës.

 

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës