Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/06/29 - 1:54

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar  u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën tonë.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
-Shqyrtimi i Procesverbalit nga takimi i jashtëzakonshëm i Kuvendit Komunal i mbajtur me datë 16.05.2018;
-Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore  (KAB)  2019-2021;

-Shqyrtimi i Draft – Rregullores (KPE) Nr._/2018 për realizimin e të drejtave  të fëmijëve  nëpërmjet sistemit qeverisës komunal;

-Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke  për aprovimin e shfuqizimit  të Aktvendimit

Nr.02-463/167  të datës 10.03.1995 mbi ndarjen e truallit  në shfrytëzim, si dhe  Aktvendimit

Nr.05-463/2485/94 të datës 29.05.1997 në emër të UTP “Polet”  nga Peja;

-Shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit  për organizimin dhe zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës;

-Zgjedhja e komisionit për Ankesa lidhur  me procesin për mbarvajtjen e punës  për zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës;

-Raporti informativ mbi punën e KKSB-së;

-Plotësimi – harmonizimi i Vendimit Nr.18/2018 mbi miratimin e Programit trevjeçar për banim 1018-2021 me sugjerimet e MMMPH për plotësimin e dispozitivit të vendimit në fjalë;

-Marrja e vendimit për shpalljen e Konkursit për përzgjedhjen e anëtarëve në Komitetin konsultativ për persona me aftësi të kufizuara.

Takimi i ardhshëm i  Kuvendit Komunal  planifikohet të mbahet me datë 27 Korrik 2018.​​