Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/07/31 - 3:41

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën tonë.

 

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

 

Miratimi i Rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pas procedurës së diskutimit publik  për  dhënie në implementim.

 

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Pejës për vitin përfundimtar me 31 Dhjetor 2017.

 

Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Implementimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin nr.22.06.1-2017 -08 nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

 

 

Informata për përfundimin e vitit shkollor, rezultati i testit të arritshmërisë 2017/2018 dhe rezultati i Testit Kombëtar  – Matura 2018.

 

Shqyrtimi i kërkesës – propozimit të Kryetarit dhe DÇPJ-ke për ndërrim të pjesëve të vogla të ngastrave fqinje të pronës Komunale dhe të pronarit privat “Dukagjini” sh.p.k. nga Peja për formimin e rrugës dhe gjelbërimit sipas PRRU  “Puhovci” Pejë.

 

Shqyrtimi i kërkesës – propozimit të Kryetarit dhe DÇPJ-ke për miratimin e vendimit për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Zagerme – Komuna e Pejës.

 

Shqyrtimi i raportit informativ të Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik për periudhën : Janar – Qershor 2018.

 

Formimi i Komisionit të Kuvendit për hartimin e planit të punës së K.K.Pejë për vitin 2019.

 

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarëve  të Komitetit Komunal Veprues , nga përbërja jashtë kuvendit.

 

Pati edhe diskutime, pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete me të cilat, po përballemi si qytetarë të Pejës.

 

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në Shtator 2018.