Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/09/28 - 3:40

 
Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit,Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.
 
Si pikë e parë e rendit te ditës është bërë shqyrtimi i Projekt Buxhetit 2019 -2021 dhe pas diskutimeve dhe debateve te shumta është aprovuar per procedim.               
Si Raport Informativ është diskutuar raporti i të hyrave dhe shpenzimeve të  realizuara buxhetore për periudhën Janar – Qershor 2018.
Është aprovuar propozimi i DKRS-te për Amendamentin e Rregullores Nr.02/2016 për mundësit e ndarjes së titujve të nderit, e cila shkon ne Diskutim Publik .
Poashtu është aprovuar propozimi i Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-e për këmbimin e
pronave private (të pronarëve: z. Ramë Muriqi, z. Frashër Çeku dhe z.Fisnik Çeku) Z.K – Bellopojë, me pronat komunale për interes publik për zgjerimin e varrezave të qytetit sipas P.ZH.K.
Edhe Draft – Rregullorja për menaxhimin e Stadiumit të Futbollit është aprovuar per procedura ne Diskutim Publik.
Propozimi i Kryetarit të Komunës për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në N.P.L  “Ambienti” SH.A Pejë dhe  NSHTU  “Kosova trans” Pejë, është aprovuar dhe janë zgjedhur nga dy anëtarë nga Kuvendi, kurse nga një anëtarë e emëron Kryetari.
Rishqyrtimi i vendimit të K.K. Pejë mbi themelimin e Komitetit për Politik e Financa të K.K – Pejë dhe harmonizimin e tij me Ligjin për barazi gjinore të Republikës së Kosovës, është bërë ndryshimi pas votimit ne Kuvend.
Poashtu është aprovuar kërkesa e Kryetarit të Komunës per aprovimin e marrëveshjes për binjakëzim të Komunës se Pejës me Komunën e Gucisë.
Deputetët e kanë aprovuar Planin  e Punës se Kuvendit te Komunës per vitin 2019.                     .
 
Pati edhe diskutime, pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete me të cilat, po përballemi si qytetarë të Pejës.
 
Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në Tetor  2018.