Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës 

2018/10/30 - 3:42

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë, të cilat janë aprovuar për procedim të mëtutjeshëm.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi i Draft-Planit Operativ Emergjent Lokal (POEL);
2.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të
ngastrave kadastrale – prona private për zgjerimin e rrugës dhe sigurimin e qasjes në shtegun e ecjes së këmbësorëve buzë Lumbardhit, sipas PRRU “Qendra, Kapeshnica dhe Puhovci” Pejë;
3.Shqyrtimi i Draft-Planit të Integritetit 2018 – 2020;
4.Shqyrtimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal në mes të Komunës së Pejës, Klinës, Istogut  dhe Malishevës;
5.Pasqyra e këmbimeve në mes të Komunës dhe pronarëve privat nga viti 2014 deri  me 2017-të.
6.Formimi i komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
7.Shqyrtimi dhe miratimi i tekstit të spastruar të Rregullores për menaxhimin e stadiumit të futbollit në Pejë, pas procedurës së diskutimit publik.
Pati edhe diskutime, pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete me të cilat, po përballemi si qytetarë të Pejës.
Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në Nëntor 2018-të.