Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal per Siguri ne Bashkësi-KKSB

2018/10/08 - 2:12

 
Këshilli Komunal per Siguri ne Bashkësi-KKSB i kryesuar nga kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e radhës. Takimin e hapi koordinatori i KKSB-se Engelbert Zefaj i cili pasi konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Ne fjalën e tij Kryetari Gazmend Muhaxheri prezantoj te arriturat e Komunës se Pejës dhe projektet madhore qe po realizohen gjate këtij viti, bazuar edhe ne kërkesat e qytetarëve. Bazuar ne kërkesën e banoreve do te mbyllet rruga ka Al Forno e cila do te mbetet ne qarkullim vetëm per qytetarët, po punohet ne ndriçimin publik deri te tunelet rrugës per Rugovë, Muri i Lumëbardhit është gati ne përfundim ne te dy anët deri te Ura e zallit, poashtu ka filluar ndërtimi i murit prej kombinatit deri te rruga transite, por do te  vazhdojmë me rregullimin ne te dy anët e lumit deri ne Gorozhdevc. Shkollat fillore dhe te mesme  janë duke u ndërtuar sipas dinamikes se paraparë. Në palestrën e sportit ne Karagaq po kryhet parketi me standarde si dhe dy fusha te Tenisit janë ka përfundohen. Këto janë disa nga projektet qe po i kryejmë prej raportit te takimit te fundit.
Komandanti i Stacionit Policor ne Pejë Ndue Nikolli prezantoj raportin per gjendjen e sigurisë ne Komunën e Pejës per periudhën Janar-Shtator 2018 dhe  krahasimin me 2017 dhe ne përgjithësi ka rënie te numrit te rasteve te paraqitura. Gjatë kësaj periudhe kemi disa grabitje te pompave te benzinës dhe një vrasje te rend, por zbulushemeria e rasteve është 69 %.Është arrestuar grupi i vjedhjes se bagëtive dhe i qendrave tregtare.
Siguria ne komunikacionin rrugore nuk është e kënaqshme këtë vit dhe kemi 4 aksidente me fatalitet dhe 6 viktima. Policia e Kosovës i bën asistimet e rregullta neper Institucione sipas kërkesave. Gjatë këtij viti kemi 1984 raste te raportuara(4% me pak se ne 2017),kemi 1552 vepra penale,11 raste tentim vrasje,843 raste vjedhje te ndryshme,16 raste grabitje te renda,73 raste te konfiskimit te armeve dhe 13 raste te pengimit neper shkolla.
Ne përgjithësi gjendja është duke u përmirësuar dhe ka rënie ne krahasim  me vitin 2017.
Nga panë listët e ftuar per raportet ne baze te kërkesave foli: Mehdi Mulaj Drejtor i Bujqësisë foli per dëmtimin e lumenjve, por u shpreh se ajo është kompetence e nivelit qendror, në si drejtori po investojmë ne kanale te ujitjes dhe ne penda per ujitje.
Besim Avdimetaj prezantoj një raport per transportimin e fëmijëve neper shkolla dhe tregoje qe ne këtë vit transportohen 493 nxënës ne Komunën e Pejës ne disa shkolla sipas nevojës, pastaj 11 nxënës me nevoja te veçanta transportohen ne Peje dhe Prizren. Sebahate Qorkadiu prezantojë një raport per dhunën ne familje ku janë 84 raste te raportuara te natyrave te ndryshme. Xhenet Syka Drejtoresh e Zhvillimit Ekonomik prezantojë gjendjen per ndotjen akustike dhe prezantojë përmirësime ne këtë drejtim, sepse janë anuluar lejet ne zona urbane sidomos lejet e alkoolit per orët e vona. Poashtu edhe Drejtori i Inspekcionit Leutrim Murtezaj konfirmoj se janë ndërmarrë disa aksione per parandalimin ne ndotjen akustike dhe per prishjen e rendit dhe qetësisë publike ne zonat urbane dhe nder urbane.
Ne vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar ne nevojat e komuniteteve qe ata i përfaqësojnë.