Republika e Kosoves

Pejë

Me lagjet e qytetit vazhduan ndegjimet buxhetore me qytetarë për hartimin e buxhetit 2019

2018/07/24 - 2:41

Kanë vazhduar takimet për ndexhimet buxhetore edhe në Bashkësitë Territoriale te qytetit, me

Lagjet Dardania I e II,Karagaqi,Qendra,Zatra,Bukuresht mahalla e Haxhi Zeka,qe u mbajtë ne Shkollen Fillore “Dardania” në Pejë , per te vazhduar me vonë ne Shkollën Fillore “Asdreni” me lagjet Sahat Kulla,2 Korriku,Asllan Qeshme,Jarina,Xhemail Kada,7Shtatori,Fidanishte e Kristali,etj.

Komuna e Pejës përmes zyrës se Kryetarit,Drejtoris për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit janë duke i mbajtur ndegjimet publike me qytetarë të organizuara  nëper Bashkësi Territoriale.

Qellimi i këtyre takimeve është që kërkesat e qytetarëve te merren nga seicili përfaqësues veq e veq dhe pastaj Komisioni i Kuvendit dhe Komisioni i Komunës i udhëhequr nga Kryetari dhe Drejtori i Financave ti nxjerrin prioritetet ne menyrë proporcionale ne bazë të kapaciteteve buxhetore per hartimin e buxhetit te Komunës për vitin 2019.

Në keto takime janë prezent  Kryetari Gazmend Muhaxheri,Kryesuesi i Kuvendit Islam Husaj,Drejtori i Financave Jeton Abazaj dhe deputetet e zonës të cilët po tregojnë tranparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

Kërkesat e qytetarëve janë te bazuara kryesishtë ne Infrastrukturë,kanalizime,ndriqime,rregullimet e hapësirave të gjelberta,shtigjeve të ecjes dhe rregullimi i trotuarëve për nxenës te shkollave.

Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri ne këto takime po bënë prezentimin e gjendjes faktike te të gjitha projekteve që janë ne vazhdimësi duke u punuar dhe mundësinë dhe kapacitetet e Komunës për projektet tjera ne vazhdimësi.

Takimet për ndegjimet buxhetore janë duke vazhduar në të gjitha Bashkësitë Territoriale dhe janë duke u evidentuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.