Republika e Kosoves

Pejë

Ministri i Arsimit Shyqiri  Bytyqi, vizitoi Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë

2018/09/04 - 6:06

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2018/2019, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyqi, Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i Arsimit Besim Avdimetaj me bashkëpunëtor  kanë  vizituar Gjimnazin “Bedri Pejani” ku janë pritur nga Drejtori Musë Nikqi me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit e shkollës. Me këtë rast ata vizituan  hapësirat e rinovuar  të kësaj shkolle dhe u njoftuan nga afër me punën dhe me përgatitjet qe janë bërë edhe në këtë shkollë per fillimin e vitit shkollor 2018/19.

Fillimisht mysafiret i përshëndeti ne emër te stafit te shkollës Drejtori Musë Nikqi i cili prezantoj përgatitjet qe janë bërë si dhe i falënderoj   per investimet e fundit qe janë bëre ne rregullimin e klasave dhe te hapësirave tjera shkollore qe kanë krijuar kushte me te mira per një mësim me cilësor.

 

Ministri Bytyqi ne fjalën e rastit i ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillim të mbarë të këtij viti shkollor dhe suksese në mësimdhënie dhe mësim nxënie, por  kërkoi  edhe bashkëpunim në mes të prindërve dhe mësuesve, sepse bashkëpunimi i ndërsjellë  është një komponentë e domosdoshme për arsim cilësor.

Ministri Bytyqi  premtoi angazhim maksimal të Ministrisë së Arsimit për të krijuar hapësira të përshtatshme, përmirësim të infrastrukturës, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira dhe mësimdhënie sipas standardeve bashkëkohore.

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ne fjalën e rastit i përshëndeti te gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për një fillim të mbarë te këtij viti shkollorë dhe e falënderoj Ministrin  e Arsimit per përkrahje ne renovimin e Gjimnazit, po ashtu edhe drejtorit dhe stafit ju urojë suksese ne punën e tyre duke e ofruar përkrahjen e Komunës dhe Drejtorisë se Arsimit në mbarëvajtjen e procesit mësimorë jo vetëm këtu, por ne të gjitha shkollat e Komunës se Pejës.