Republika e Kosoves

Pejë

Ndarja e komposterëve 

2020/10/15 - 2:03

 
 
Komuna e Pejës ka fituar një projekt nga Organizata Gjermane GIZ (në të cilin bashkëfinancon me GIZ-in në raport rreth 30% me 70% ), i cili ka të bëjë me kompostimin (proces i ndarjes së mbeturinave organike, vendosja e tyre në kontejner apo shportë të përshtatshme për kompostim dhe kalbja e tyre), pra sot është bërë ndarja e komposterëve në fshatin Vitomericë.

​Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri e falënderoj GIZ-in për këtë donacion të përbashkët, i cili është projekti i parë dhe është realizuar në Vitomericë, shpresojmë, që do të jetë shembull i mirë për gjithë të tjerët dhe ta vazhdojmë edhe në fshatrat tjera.
 
Udhëheqësja e projektit shërbimet e qëndrueshme komunale-GIZ, znj.Alexandra Linden i falënderoj të gjithë dhe theksoj se Peja është një ndër Komunat e para, që ka filluar me projektin e kompostimit, ka qenë një thirrje për komunat para pandemisë për fillimin e projektit të kompostimit, si pjesë e kalimit nga shërbimet bazë në menaxhim të mbeturinave  dhe Komuna e Pejës ka pranuar thirrjen, ka vazhduar me projektin dhe tani kemi arritur në fazën, ku jemi duke e lansuar projektin.