Republika e Kosoves

Pejë

Ndeshje miqësore në mes veteranëve të futbollit 

2018/08/03 - 4:17

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë për Integrime dhe Diasporë kanë organizuar ndeshjen miqësore në mes veteranëve të futbollit të Komunës së Pejës dhe veteranëve të futbollit nga diaspora, të cilët u ribashkuan në fushën e blertë të stadiumit të qytetit “Shahin Haxhiislami”.
Drejtoresha për Integrime dhe Diasporë, znj.Suzana Muriqi i përshëndeti veteranët e futbollit të Komunës së Pejës  dhe veteranët e futbollit nga diaspora, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, pra  ndeshja miqësore është një mundësi e mirë për t’u njohur dhe shoqëruar  bashkatdhetarët mes vete,  po ashtu shprehu vullnetin e gatishmërinë për t’i përkrahur në aktivitete  dhe për t’ju  përgjigjur kërkesave të tyre.
 Është hera e tretë, që organizohen ndeshje të tilla miqësore mes këtyre dy ekipeve. Të gjithë veteranët i caktojnë pushimet verore në kohë të njëjtë me të vetmin  qëllim, që të luajnë një lojë futbolli, si në kohërat e tyre të arta.