Me organizim të LDA Kosovo dhe ne mbështetje të Komunës së Pejës, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, është mbajtur tryeza tematike me moton “Barazia gjinore në institucione”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi i hapur me gratë, të përfshira në institucione publike dhe private, në institucione akademike, në shoqëri civile si dhe nga sfera publike në Komunën e Pejës.