Republika e Kosoves

Pejë

 

Në Pejë u mbajtë Konferenca për Ligjin e sponzorizimit te sportit

2018/03/20 - 4:11

Organizuar nga Komuna e Pejës,Ministria e Kulturës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës,ne sallen e Asamblenë Komunale të Pejës u mbajt konferenca për Ligjin e Sponzorizimit të sportit dhe format e zbatimit te këtij ligji ne praktik.

Në këtë konferencë prezentuan Presidenti i KOK-ut Besim Hasani, Sekretari i KOK-ut Shasivar Haxhijaj, Nënkryetari i Komunës së Pejës Shkumbin Gashi dhe Drejtori i DKRS-së Engelbert Zefaj, ne prezencën e shumë të intereuarve si përfaqësues të klubeve sportive, dashamirë të sportit dhe perfaqësues nga bizneset e qytetit të Pejës.

Në këtë konferencë perveç prezentimit,u zhvillua edhe nje debat i gjerë për ligjin e sponzorizimit të sportit, i cili u mirëprit nga të pranishmit dhe u rekomandua që të zbatohet në përpikmëri në dobi të sportit kosovar, sepse ndikon drejtpërdrejtë ne rritjen e kualitetit dhe ndikon ne mirëqenien e sportit dhe të sportistëve.