Republika e Kosoves

Pejë

Nënshkrimi i kontratave në mes të  Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, organizatës PIN  dhe OJQ-ve, përfituese të grantit  

2022/07/21 - 11:16

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj ka nënshkruar kontratat me përfaqësuesit e organizatës  People in Need dhe OJQ-të,  përfituese të grantit.

Drejtoresha Mujaj – Bajraktaraj i falënderoj organizatën PIN dhe theksoj, se jemi shumë mirënjohës, sepse gjithë kjo mbështetje financiare është në favor të mirëqenies së qytetarëve tonë dhe e lehtëson edhe më shumë zbatimin e Strategjisë Komunale për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe familjare 2022-2024.  Faleminderit shumë dhe besoj, se bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, po ashtu ju dëshiroj suksese të gjithë përfituesve të grantit.

Përzgjedhjen e tri projekteve përfituese të grantit e ka bërë organizata People in Need – PIN.

PIN fillimisht ka marrë fondet nga donatori Peaceful Change Initiative për zbatimin e projektit “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë (ALVED), projekt, që financohet nga Fondi për Siguri , Stabilitet dhe Konflikt (CSSF) i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.