Republika e Kosoves

Pejë

Nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit për Performancë Komunale për vitin fiskal 2021

2021/03/19 - 10:08

 

Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë kanë përgatitur marrëveshjen trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit të Performancës Komuanle 2021.
Palë nënshkruese e kësaj marrëveshje është Komuna e Pejës, si subjekte përfituese e GPK-së, konform kritereve të përcaktuara në Rregullat e Grantit të Performancës Komunale. Kjo marrëveshje u arrit në mes të palëve: Ministria e Pushtetit Lokal, Komuna e Pejës dhe HELVETAS Swiss Intercoorperation – Kosovës (HSIK).