Republika e Kosoves

Pejë

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

2024/06/21 - 11:20

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Drejtoreshën ekzekutive të Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA, znj.Jehona Gjurgjeala.

Gjatë takimit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Pejës dhe Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA 2024 – 2025 për bashkëpunim në realizimin e projekteve për edukimin dhe fuqizimin e rinisë.

Komuna e Pejës dhe Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA janë dakorduar, që bashkarisht të zhvillojnë dhe implementojnë programe, të cilat avancojnë kualitetin e edukimit, vullnetarizmin, aktivizmin qytetar të të rinjve dhe fuqizimin e rinisë.

Iniciativa “Komunat për Rini” kanë për qëllim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet TOKA-s dhe komunave të Kosovës për periudhën 2024-2025.

Me këtë bashkëpunim Komuna e Pejës dhe TOKA do të kenë mundësi, që të bashkëpunojnë në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe të rinisë.