2024/11/28 - 1:51
Kryetari i Komunës se Pejës z.Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Nënkryetari z.Fatmir Asllani, Kryesuesi z.Rexhep Kurtbogaj, Drejtoret e drejtorive, bashkëpunëtorët dhe bashkëqytetarët e Pejës për nderim të 28 Nëntorit, ngritën Flamurin Kombëtar, pranë Shtatores se presidentit Ibrahim Rugova.
Nderimi dhe lavdia ju takon atyre që sakrifikuan me sublimen për lirinë që e gëzojmë sot, prandaj Ne sot e përmot nderojmë veprat e tyre me nderime dhe Lavdi.
Urime qytetar të Komunës se Pejës, urime Shqiptar kudo që jeni 28 Nëntorin.