Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM

2020/09/11 - 12:17

 

 

 

Bazuar në kërkesat ligjore, si Ligji për Mbeturinat dhe në funksion të realizimit të objektiva nacionale dhe atyre lokale, si Plani për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale 2016-2020, Komuna e Pejës në bashkëfinancim me organizatën Gjermane GIZ dhe në bashkëpunim me organizatën Green Art Center dhe KRM “Ambienti”,  së shpejti në fshatin Vitomiricë do të fillojnë me projektin e kompostimit në shtëpi (ndarjen e mbeturinave organike).

 

Nëpërmjet këtij projekti, komuna e Pejës synon arritjen e objektivave dhe të rezultateve, të siguroj ndarjen e mbeturinave organike duke siguruar kontejner të përshtatshëm për kompostim shtëpiak,  e ku për familjet e këtij lokaliteti do të ndahen rreth 340 komposter.

 

 

Përfitimet të cilat mendohet të arrihen përmes kësaj objektive janë:

 

  1. Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave të cilat depohen në deponinë sanitare në Sverkë;

 

  1. Ulja e ndotjen ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore;

 

  1. Parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse nga mbeturinat e hapura dhe të pa mbuluara;

 

  1. Ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimi i komunitetit në funksion të mbrojtjes së mjedisit;

 

  1. Përfitim për përfituesit e kompostimëve nga prodhimi i plehut organik, përmes kompostimit.

 

Bazuar në këtë, njoftohen familjen e interesuara për përfitimin e në komposteri (falas), të lajmërohen (shkruajnë) në numrat e telefonit në vidër: +38349151861;  +38349600080        apo  +37744155485.