Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim 

2020/09/21 - 11:28

Për shkak të situatës në të cilën jemi nuk kemi pas mundësi të organizojmë aktivitete me rastin e 21 Shtatorit – Ditës Zyrtare të Tolerancës Fetare në Komunën e Pejës, prandaj të gjithë prijësve fetarë, OSBE-së dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës, Ju kërkojmë falje për mosmbajtjen e aktiviteteve, që tradicionalisht i ka mbajtur Komuna e Pejës në bashkëpunim me prijësit fetarë, OSBE-në dhe qytetarët.   

​Komuna e Pejës, Ju uron 21 Shtatorin – Ditën e Tolerancës Fetare të gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës dhe i falënderon prijësit fetarë dhe OSBE-në për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen.