Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim

2021/02/16 - 3:13

Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Pejës se sot më datë 16.02.2021 ka filluar shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2021.
Komuna e Pejës edhe ketë vit shpërndarjen e faturave e ka bërë përmes PTK-së.
Të gjithë tatimpaguesit, të cilët vërejnë gabime, ose kanë ndonjë kundërshtim lidhur me faturimin, ju njoftojmë se afati ligjor për paraqitje të ndonjë ankese, apo kërkese, i cili ndikon në tatimin e vitit 2021 është data 31.03.2021.
Çdo kërkesë e bërë pas kësaj date e që eventualisht miratohet do të ketë ndikim vetëm në vitet pasuese.
Ju ftojmë të bëni pagesën e menjëhershme të tatimeve duke ju shmangur kështu kamatave, dënimeve dhe procedurave për mbledhje të detyruar.
Vërejtje: Ju lutem kur të pranoni faturën e tatimit ta shikoni datën e shtypjes në këndin e djathtë në krye te faturës. Nëse ju si tatimpagues keni bërë pagesë të tatimit pas asaj date ju lutem, që të mos e konsideroni një borxh të tillë.