Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim

2019/01/08 - 8:34

Ne mesin e shume bibliotekave konkurruesve për projektin “Qytetar Digjital” nga organizata  IRIM – Croatian Makers me partner lokal BONEVET Foundation -Prishtina, me daten 19.12.2018 Biblioteka “Azem Shkreli eshte perzgjedhur fituese.

 

Projekti ne fjale synon të mundësojë që biblioteka të bëhet qender për zhvillimin e kompetencave digjitale për fëmijët dhe të rriturit, qe kjo teknologji digjitale të jete e aksesueshme për qytetarët dhe t’i forcojë me njohuri te reja, me qellimin e te përgatiturit profesional  për tregun e sotëm të punës.

Pjesa e parë e pajisjeve digjitale  për bibliotekën tonë do te vije gjate muajit janar, ku fillimisht do te pajisemi me nje Mikro-Bit.

Pajisjet digjitale do te shfrytezohen ne dy menyra : Forma e I do të jetë në dispozicion për huazim nga përdoruesit e Bibliotekes, Forma e II do të jetë në dispozicion të bibliotekarëve tanë për organizimin e punëtorive edukative për qytetarët. Gjatë muajit janar ne do të fillojmë me edukimin e bibliotekarëve. Për të gjitha detajet organizative ne do të kontaktojmë me partnerin lokal BONEVET Foundation nga Prishtina.

 

Pas punëtorisë fillestare, do të ketë edhe dy punëtori shtesë ku do të mësojmë rreth funksioneve të avancuara të mikro-bit dhe rreth paketës BOSON të pajisjeve shtesë që do të marrim në muajin mars. Ato zgjerojnë mundësitë e mikro-bit dhe u mundësojnë përdoruesve të krijojnë projekte më kreative. Punëtoritë edukative do të zhvillohen gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

 

Pjesëmarrja në këtë projekt është pa pagesë për bibliotekat. I vetmi shpenzim që ne duhët të mbulojmë është kostoja e udhëtimit e bibliotekarëve tanë për të vijuar seminaret edukative. Kjo na  mundëson që  të organizojmë punëtori me mikro: bit dhe pajisje shtesë për qytetarët tanë dhe të promovojmë mundësitë e huazimit të teknologjive të reja në bibliotekën tanë.