Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM – DEBAT PUBLIK

2023/01/23 - 4:05

 

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për parkun solar Eling -1MW në Llabjan, Pejë.

 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Eling Group” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë: 

 

DEBAT PUBLIK

 

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për parkun solar Eling -1MW në Llabjan, Pejë.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 16.02.2023 në ora 10:00  në zyrat e kompanisë “Eling Grup” SHPK, e cila ndodhet ne adresën: “Dëshmoret e Lutogllaves”, Llabjan, Pejë do të organizohet  debat publik nga Kompania “Eling Group” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për parkun solar Eling -1MW në Llabjan, Pejë.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=LDGVQdwZbO4JFAhXW2Qtk6ytDnYFLf.1
Meeting ID: 454 934 4495
Passcode: aeda2019.

 

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Eling Group” Sh.p.k Prishtinë për parkun solar Eling -1MW në Llabjan, Pejë.

https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.