Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim nga DKRS-sektori i sportit

2019/06/17 - 8:38

 

 

Ju njoftojmë qe me DKRS- Sektori i Sportit  në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive​  do të organizojnë takimin me akteret e sportit të Komunave që bëjnë pjesë në rajonin e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Ky eveniment do të mbahet në sallën e Kuvendi Komunal të Pejës me datë 17.06.2019 në ora 17:00.

 

Ftojmë në pjesëmarrje:

* Drejtorët e Drejtorive të DKRS të Komunave;

* Kryetarët apo përfaqësues të klubeve të sportit;

* Kryetarët apo përfaqësues të grupeve të tifozëve të sportit;

* Akterët e  tjerë relevant të sportit