Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim për media

2018/10/04 - 1:30

Ju njoftojmë se Komuna e Pejës do t’i mirëpret pjesëmarrësit e projektit “Rruga e Paqes së Ballkanit”.
Pjesëmarrësit do të udhëtojnë nga Rozhaja në Pejë, ku disa prej tyre do të priten te rrethi i Vitomericës, të cilët do të çiklojnë deri në qendër të qytetit të Pejës së bashku me pjesëmarrësit e Shoqatës “Biçiklistë pa kufij”.
Gjatë ceremonisë në skenë do të ketë fjalime dhe momente vallëzimi e këndimi, ndërsa në fund të ngjarjes Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri do t’i ndahet certifikata “Ambasador Paqe”.
Ceremonia do të zhvillohet ditën e Premte, me datë 05.10.2018, prej orës 13:00, në qendër të qytetit, ku do të ketë koktej rasti dhe ngjarja do të jetë e përcjellë me muzikë në sfond gjatë gjithë kohës.
Zyra për Informim Publik – Pejë