Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim për media 

2018/11/26 - 3:13

Ju njoftojmë se Komuna e Pejës është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale te Komunës (HZK). Në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë të planifikimit, Komuna e Pejës me mbështetjen e projektit Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës (FPHMT) të financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë  për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) do të bëjë prezantimin e profilit komunal dhe vlerësimin e gjendjes si pjesë e PZHK-së.
Takimi do të mbahet me 27.11.2018, në ndërtesën e Kuvendit Komunal – Pejë, në ora 13:30.  ​
Zyra për Informim Publik