Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim për qytetarë

2022/11/22 - 3:03

 

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Pejës se Ekipet e Komunës të shoqëruar nga zyrtar të Stacionit Policor ne Pejë dhe ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë vizituar nga afër disa nga pikat referente qe janë dëmtuar nga reshjet e fundit.

Pas vizitës ne terren dhe pas konstatimit të gjendjes faktike kanë dalë me një Apel për qytetarët qe ti ndalojnë apo te jenë shumë te kujdesshëm ne shtigjet e ecjes pranë Lumëbardhit dhe ne disa zona te tjera për shkak te disa dëmtimeve ne shtigjet e këmbësorëve.

Ekipet janë ne terren dhe në ditët ne vijim bazuar ne kushtet atmosferike do të riparohen dëmtimet e shkaktuara këto ditë nga reshjet e shumta të shiut.