Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM PËR QYTETARËT

2018/05/15 - 9:34

 

Komuna e Pejës është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale te Komunës. Në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë të planifikimit, Komuna e Pejës me mbështetjen e projektit Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës (FPHMT) të financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), kemi kënaqësinë të ju ftojmë në takimet e para konsultative.

Qëllimi i këtij takimi është të prezantohet procesi i hartimit të PZHK-së dhe HZK-së dhe mundësia e komunitetit për të marrë pjesë në proces të hartimit. Në të njëjtën kohë do të diskutohen problemet dhe nevojat e komunitetit për lagjet në të cilat jetojnë.

Komuna e Pejës është e zotuar që të hartojë dokumentet e planifikimit me pjesëmarrjen aktive të komunitetit në proces. Pjesëmarrja e juaj në proces të hartimit dot’ju japë mundësi që të ndikoni në proces të planifikimit duke dhënë sugjerime dhe komente për përmbajtje të planeve.

Në fotografinë e bashkangjitur janë dhënë datat e tëtë (8) takimeve për zonën urbane (qytet) që do të organizohen prej ores 18.00 – në Bashkësitë Lokale si në vijim.