2019/06/21 - 3:33
Asambleja Komunale në Pejë, të Premten, me datë 28 Qershor 2019 do të mbajë mbledhjen e vetë të rregullt, duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite:
1.Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020 – 2022;
2.Shqyrtimi i Raportit të Punës së DZHE – Sektori i Turizmit për periudhën Janar – Mars 2019;
3.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 345/5, 346/6 dhe 346/5 Z.K. Bogë me qëllim të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë;
4.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 305/2,305/3,305/4 dhe 307/2 Z.K. Novosellë me qëllim të ndërtimit të Stadiumit të Futbollit në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës;
5.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin e ndryshimit të Vendimit I me Nr.463-1667 të datës 10.05.2019 lidhur me këmbim pronash në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit privat, z.Shkëlzen Hadergjonaj nga Peja;
6.Raporti i Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara;
7.Raporti i OJQ Let’s Do It Peja dhe
8.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për anulimin e Vendimit I Nr. 06-350/892 datë 30 Janar 2009 lidhur me shpalljen e interesit të përgjithshëm mbi pronën e pronarit, z.Afrim Ethemi nga Peja.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.
Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal do të mbahet në Korrik 2019.
Zyra e Informimit Publik