Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM – TAKIMI I ASAMBLESË KOMUNALE

2020/05/22 - 4:20

Asambleja Komunale në Pejë, të Premten me 29 Maj 2020,do të mbajë mbledhjen e vetë të rregullt. Takimi mbahet ne Sallën e teatrit Istref Begolli duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.01/2020 për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Pejës, pas procedurës së diskutimit publik.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.02/2020 për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Pejës, pas procedurës së diskutimit publik.
– Shqyrtimi dhe miratimi në parim i Draft – Statutit të Komunës së Pejës dhe dhënia e tij në diskutim publik prej 14 ditësh konform dispozitave ligjore në fuqi.
– Shqyrtimi i Raportit dhe Rekomandimeve të Komisionit për dekorimin e qytetarëve me tituj nderi.
– Shqyrtimi i pasqyrave financiare për vitin 2019.
– Shqyrtimi i propozimit për transferin e mjeteve të kategorisë paga dhe mëditje nga Arsimi fillor në Arsimin e mesëm.
– Qarkorja buxhetore për buxhetin e vitit 2021 për informim të anëtarëve të kuvendit.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë rënditje siç janë pranuar.

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet ne Qershor 2020