Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM – TAKIMI  I  ASAMBLESË  KOMUNALE

2018/03/23 - 4:21

Asambleja Komunale në Pejë, të Premtën me 30 mars 2018 do të mbajë mbledhjen e vetë  të rregullt, duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.

 

–         Informatë mbi procesin e hartimit të Hartave zonale dhe hartimin e PZHK-al për Komunën e Pejës.

–         Raportet informative të ZKK për procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin 2017 si dhe Plani i punës për vitin 2018.

–         Bartja – Rialokimi i buxhetit të pa shpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual.

–         Shqyrtimi i Raportit final financiar të Komunës së Pejës, për vitin 2017.

–         Propozimin e DÇPJ  dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik në ngas.kad.në Z.K Gorazhdevc për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza, si dhe për ndërtimin e trasës dhe vendosjës së gypit kryesor për ujëra të zeza.

–         Shqyrtimi i Planit të biznesit të NPL ”Ambienti”  në Pejë.

–         Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për jetësimin e Marrëveshjes  për binjakëzimin e Komunës së Pejës, me Komunën  Jonston në shtetin Iowa SHBA.

–         Propozim për formimin e Komisionit për hartimin e Draft- Statutit të Komunës së Pejës.

–         Shqyrtimi kërkesës për zgjidhjen e çështjes – zgjidhjen e problemit të qenëve endacak që gjithjë e më shumë po paraqesin shqetësim për banorët dhe sigurin e tyre  në Komunën e Pejës,

–         Pytjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë rënditje siç jan pranuar.

 

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet ne Prill 2018.