Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM – TAKIMI  I  ASAMBLESË  KOMUNALE

2021/03/22 - 2:58

 
Asambleja Komunale në Pejë, të Martën me datë  30 Mars 2021,do të mbajë mbledhjen e vetë  të rregullt. Takimi mbahet ne Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.
 
         Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar – dhjetor 2020.
         Shqyrtimi i propozimit të kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për këmbimin e pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronares znj. Mediha Hoxha, nga Peja, për rregullimin e rrugës dhe shtegut të ecjes buzë “Lumëbardhit” sipas PRRU, me interes publik.
         Shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak 2020
         Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.