Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Asamblesë Komunale 

2018/06/28 - 10:45

 
Asambleja Komunale në Pejë, të Premten me datë 29.06.2018 do të mbajë mbledhjen e rregullt, duke filluar në ora 10:00.
 
Pikat e rendit të ditës janë:
 
-Shqyrtimi i Procesverbalit nga takimi i jashtëzakonshëm i Kuvendit Komunal i mbajtur me datë 16.05.2018;
 
-Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore  (KAB)  2019-2021;
 
-Shqyrtimi i Draft – Rregullores (KPE) Nr._/2018 për realizimin e të drejtave  të fëmijëve  nëpërmjet sistemit qeverisës komunal;
 
-Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke  për aprovimin e shfuqizimit  të Aktvendimit 
 
Nr.02-463/167  të datës 10.03.1995 mbi ndarjen e truallit  në shfrytëzim, si dhe  Aktvendimit 
 
Nr.05-463/2485/94 të datës 29.05.1997 në emër të UTP “Polet”  nga Peja;
 
-Shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit  për organizimin dhe zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës;
 
-Zgjedhja e komisionit për Ankesa lidhur  me procesin për mbarvajtjen e punës  për zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës;
 
-Raporti informativ mbi punën e KKSB-së;
 
-Plotësimi – harmonizimi i Vendimit Nr.18/2018 mbi miratimin e Programit trevjeçar për banim 1018-2021 me sugjerimet e MMMPH për plotësimin e dispozitivit të vendimit në fjalë;
 
-Marrja e vendimit për shpalljen e Konkursit për përzgjedhjen e anëtarëve në Komitetin konsultativ për persona me aftësi të kufizuara;


 
Takimi i ardhshëm i  Kuvendit Komunal  planifikohet të mbahet me datë 27 Korrik 2018.​