Republika e Kosoves

Pejë

NJOFTIM – TAKIMI  I  ASAMBLESË  KOMUNALE

2018/07/24 - 1:00

Asambleja Komunale në Pejë, të Martën me 31 Korrik 2018 do të mbajë mbledhjen e vetë  të rregullt, duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.

Miratimi i Rregullorës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pas procedurës së diskutimit publik për dhënie në implementim.

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Pejës për vitin përfundimtarë me 31 Dhjetor 2017.

Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Implementimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin nr.22.06.1-2017 -08 nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Shqyrtimi i Transferit dhe ridestinimit të  mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake në projekte kapitale.

Informata për përfundimin e vitit shkollor,rezultati i testit të arritshmerisë 2017/2018 dhe rezultati i Testit Kombëtarë  – Matura 2018.

Shqyrtimi i kërkesës – propozimit të Kryetarit dhe DÇPJ-ke për ndërrim të pjesëve të vogla të ngastrave fqinje të pronës Komunale dhe të pronarit privat “Dukagjini” sh.p.k. nga Peja për formimin e rrugës dhe gjelbërimit sipas PRRU  “Puhovci” Pejë.

Shqyrtimi i kërkesës – propozimit të Kryetarit dhe DÇPJ-ke për miratimin e vendimit për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Zagerme  Komuna e Pejës.

Shqyrtimi i raportit informativ të Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik për përiudhën :

Janar – Qershor 2018.

Formimi i Komisionit të Kuvendit për hartimin e planit të punës së K.K.Pejë për vitin 2019.

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarëve  të Komitetit Komunal Veprues , nga përbërja jashtë kuvendit.

 

Pytjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë rënditje siç janë pranuar.

 

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet ne Shtator 2018.