Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa

2020/07/15 - 11:53

      
Njoftoheni se të  Mërkurën me datë 22 Korrik 2020 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).
Takimi mbahet  në Sallën e takimeve te Asamblesë Komunale, me fillim në ora 10:00.
Në këtë takim do të shqyrtohen  raportet dhe rekomandime të dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të  rendit te ditës.
 
         Shqyrtimi i Draft – Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
         Shqyrtimi i kërkesës për këmbim pronash në mes Komunës së Pejës dhe “F&F” Construkcion” sh.p.k. Pejë, për rregullimin e shtegut të ecjes sipas PRRU “Qendra, Kapeshnica  dhe Karagaqi” në Pejë.
         Shqyrtimi i kërkesës për shpalljen me interes publik të ngastrës kadastrale 1728/2 Zona Kadastrale Vitomericë, për zgjerimin e hapësirës gjelbëruese te Shkolla “7 Shtatori” në fshatin Vitomericë.
         Shqyrtimi i Raportit Informativ për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë.
         Shqyrtimi i Raportit Informativ të punës Janar – Qershor 2020.
         Raporti i Auditorit të jashtëm për vitin fiskal 2019.
 
      Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
 
Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet ne Shtator 2020.