2022/01/13 - 1:14
Njoftoheni se të Enjten ma datë 20 janar 2022, mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).
Takimi mbahet në Sallën e takimeve te KPF-së, me fillim në ora 10:00.
Në këtë takim do të shqyrtohen raportet dhe rekomandime të dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit te ditës.
– Shqyrtimi i Draft-Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendit të Komunës së Pejës, për vitin 2022.
– Shqyrtimi i Draft-Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2022.
– Shqyrtimi i Draft-Planifikimit përfundimtar të Prokurimit për vitin 2022.
– Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit 2020.
– Informatë e Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko -financiare të Komunës.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet ne Shkurt 2022.