Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa

2018/05/11 - 10:38

Njoftoheni se të Premtën   me datë 18 Maj 2018 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).

Takimi mbahet  në Sallën e Takimeve, Zyra e kryesuesit Dr.Islam Husaj, në ora 10:00.

Në këtë takim do të shqyrtohen  raportet dhe rekomandime të dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al,në bazë të  rendit te ditës.

 

–         Shqyrtimi i Raportit informativ vjetor financiar për vitin e përfunduar 31dhjetor 2017.

–         Shqyrtimi i Raportit informativ të të hyrave dhe shpënzimeve të realizuara buxhetore për përiudhën janar – mars 2018.

–         Shqyrtimi i Planifikimit përfundimtar të Prokurimit.

–         Shqyrtimi i Informatës mbi gjëndjen në mjedis,situates aktuale dhe mbrojtjes së mjedisit.

–         Shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për tituj nderi, dekorata, medalje, mirënjohje dhe falënderime.

–         Shqyrtimi i propozim – iniciativës së Kryetarit të Komunës së Pejës, për bashkëpunim ndërkomunal  në fushën e zvoglimit të rreziqeve nga fatkeqësitë me Komunën e Istogut,Komunën e Malishevës dhe Komunën e Klinës.

–         Formimi i Grupit punues për Planin e veprimit për Buxhet

–         Formimi i Komitetëve tjera komunale.

 

–         Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

 

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet ne Qershor 2018