Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/12/18 - 10:43

Njoftoheni se të enjten me datë: 20.12.2018 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Takimi mbahet në Sallën e Takimeve, Zyra e Kryesuesit, Dr.Islam Husaj, në ora 10:00.

Në këtë takim do të shqyrtohen raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit të ditës:

1.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Frashër (Sami) Qeku, nga Peja , që gjendet në ZK.Bellopojë për formimin dhe ndërtimin e rrugës në Pejë me interes publik;

2.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Shaqir Demaj, nga Peja, që gjendet në ZK.Pejë dhe ZK.Jabllanicë e Vogël për formimin dhe ndërtimin e rrugës për shtegun e ecjes për këmbësorë, buzë Lumbardhit në Pejë, me interes publik;

3.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të Ngast.Kad.nr.26 dhe 25/3 ZK.Zagerme të pronarit z.Tal (Halil) Babanaj, nga Lluka e Epërme KK.Deçan dhe z.Arif Shala, nga fshati Raushiq KK.Pejë për realizimin e projektit për rregullimin e stadiumit të futbollit me standarde evropiane në fshatin Zagerme KK.Pejë;

4.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Nexhmedin (Emin ) Zhara, nga Peja, që gjendet në ZK.Carraver për formimin dhe ndërtimin e rrugës në Pejë, me interes publik;

5.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronaret: “ALBA” sh.p.k. dhe z.Lah Abduallahu, nga Peja, që gjendet në ZK.Pejë dhe pronën e pronarit z.Ukë Nimani, nga fshati Gllaviqicë KK.Pejë, që gjendet në ZK.Llabjan, ZK.Zahaq dhe ZK.Gllaviqicë për realizimin e projektit për formimin e rrugës për shtegun e ecjes për këmbësorë, buzë Lumbardhit Pejë;

6.Shqyrtimi i Draft – Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;

7.Shqyrtimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2019 -të, si material informativ;

8.Shqyrtimi i Planit Komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2018-2020 dhe

9.Shqyrtimi i propozimit të anëtarit të KK.Pejë z.Arbër Grabovci për emërimin e stadiumit të futbollit në Pejë me emrin “Shahin Haxhiislami” emërtim, të cilin ky stadium e mbanë me vite pas lufte, por që nuk ka qenë i zyrtarizuar nga Kuvendi.

Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në muajin Janar 2019-të.