Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/06/21 - 9:44

 
Njoftoheni se të Hënën me 24 Qershor 2019 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
 
Takimi mbahet  në sallën e takimeve Zyra e Kryesuesit, Dr.Islam Husaj në ora 10:00.
 
Në këtë takim do të shqyrtohen  raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të  rendit te ditës:
 
1.Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020 – 2022;
 
2.Shqyrtimi i Raportit të Punës së DZHE – Sektori i Turizmit për periudhën Janar – Mars 2019;
 
3.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 345/5, 346/6 dhe 346/5  Z.K. Bogë me qëllim të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë;
 
4.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 305/2,305/3,305/4 dhe 307/2 Z.K. Novosellë me qëllim të ndërtimit të Stadiumit të Futbollit në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës dhe 
 
5.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin e ndryshimit të Vendimit I me Nr.463-1667 të datës 10.05.2019 lidhur me këmbim pronash në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit privat, z.Shkëlzen Hadergjonaj nga Peja.
 
Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.
 
Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në Korrik 2019.