Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim – Takimi i Komitetit për Politikë e Financa

2020/09/18 - 2:58

Njoftoheni se të Martën, me datë: 22.09.2020, mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politikë e Financa (KPF).
Takimi mbahet në sallën e takimeve të Asamblesë Komunale, në ora: 10:00.
Në këtë takim do të shqyrtohen raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK-së, në bazë të rendit të ditës:
-Shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal – Pejë për vitin 2021;
-Shqyrtimi i propozimit Buxheti Final 2021-2023;
​-Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.
Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë e Financa do të mbahet muajin e ardhshëm.