Republika e Kosoves

Pejë

Operacionet sanitare të komplekseve shkollore ​    

2021/09/27 - 11:46

 

Operacionet sanitare të komplekseve shkollore përfunduan më 26 shtator në çerdhen “Pellumbat e Paqes” në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe të Komandantit të Komandës Rajonale Perëndim, Kolonelit Andrea Bertazzo.

Ushtarët e kontigjentit italian në Kosovë, që i përkasin Komandës Rajonale Perëndim, javën e kaluar kanë kryer një aktivitet të sanitizimit intensiv në mbështetje të institucioneve arsimore për t’u përballur me urgjencën Covid-19-të,  në prag të fillimit të vitit shkollor të caktuar për  datën 27 shtator 2021.

Gjatë kësaj jave, njësitë e dezinfektimit të pranishme brenda bazës Villaggio Italia kanë sanitizuar 18 shkolla të qytetit të Pejës dhe një shkollë në fshatin Gorazdevac të etnisë serbe, në prag të fillimit të vitit shkollor 2021/2022. Aktiviteti u zhvillua në koordinim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Pejës, duke ndjekur një orar, që synonte sanitimin e tre ose katër institucioneve në ditë për një total prej 50,000 metrash katror sipërfaqe.

Në këto rrethana i gjithë stafi dezinfektues është nga Ushtria Italiane, Brigada e Parashutistëve Folgore nën mbikëqyrjen teknike të oficerit veterinar të kontigjentit italian efektiv në Poliklinikën Ushtarake të Romës. Këto ekipe përdorin pajisje të veçanta mjekësore-kirurgjikale dhe pajisje speciale mikronizuese (ULV), për të kryer të gjitha ato operacione, që synojnë eliminimin e baktereve ose viruseve, duke e bërë të sigurt zonën e trajtuar.​

KFOR -i nuk po kryen vetëm aktivitete tipike ushtarake. Shumë projekte janë zbatuar dhe do të zbatohen për të mbështetur në mënyrë të paanshme të gjitha Institucionet dhe Komunitetet në Kosovë, veçanërisht ato organizata, që kujdesen për pjesët më të dobëta të shoqërisë dhe ato, që promovojnë arsimin dhe bashkëjetesën ndëretnike.