Republika e Kosoves

Pejë

Përmbyllja e punës një vjeçare e AZHRP

2010/06/22 - 12:00

      
  Agjensioni i Zhvillimit Rajonal Perëndim, mbajti takimin e radhës të kryesuar nga kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave të rajonit të Dukagjinit dhe përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian të cilët miratuan strategjinë për Zhvillimin e këtij rajoni si dhe miratuan raportin vjetor për punën e deritanishme.
       Në këtë takim u tha së; kjo strategji parasheh investimin në fusha të turizmit, agrikulturës, biznesit dhe telekomunikimit duke përfshirë edhe komunën e Gjakovës si dhe bashkëpunimin ndërkufitarë, sepse rajoni i Dukagjinit kufizohet më tri shtete fqinj. Kjo strategji do të implementohen në periudhën tre vjeçare dhe se investimet për këto fusha janë mbështetur nga grandi i Bashkimi Evropian.
       Në vazhdim të këtij takimi, Drejtoresha e AZHR Perëndim Lemane Hatashi theksoj së më nënshkrimin dhe aprovimin e këtij raporti dhe kësaj strategjie po përmbyllim punën njëvjeçare të Agjensionit të cilat raporte do ti dorëzohen zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë.
    Në fund të takimit u tha së; udhëheqës i Bordit të AZHRP, nga sot do të jetë kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova.

AZHR Perëndim përmbylli një vit punë më strategjinë dhe raportin një vjeçar.