Republika e Kosoves

Pejë

Pianisti Stephan Möller viziton  Shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli në Pejë

2022/07/25 - 12:33

Drejtoresha e Shkollës se Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë, znj. Rreze Kastrati, ka pritur ne takim informues pianistin e njohur nga Hamburgu i Gjermanisë Stephan Möller.
Me këtë rast Drejtoresha Kastrati mbajti një prezantim mbi zhvillimin e shkollës ndër vite, pikat e forta të shkollës me aktivitetet që zhvillohen te ne si dhe metodologjinë e punës në shkollë, duke sqaruar qasjen inovative dhe të veçantat që e bëjnë shkollën të dalluar nga shkollat e tjera.
Pianisti Möller premtoj mbështetje profesionale për shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.