Republika e Kosoves

Pejë

Profili komunal dhe vlerësimi i gjendjes

2018/11/27 - 3:56

Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës, z.Rajan Arapi i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Komuna e Pejës është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës (HZK). Në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë të planifikimit, Komuna e Pejës me mbështetjen e projektit Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës (FPHMT) të financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kemi arritur te një fazë tjetër shumë e rëndësishme e PZHK-së, pra falë punës së palodhshme të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, mbështetjes teknike të GIZ-it dhe gjithë partnerëve të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, që të arrijmë në këtë fazë të PZHK-së të prezantojmë para jush gjendjen ekzistuese të Komunës së Pejës për vitet e ardhshme dhe hapat e mëtutjeshëm, që duhet zbatuar Komuna e Pejës. Shumë shpejtë Komuna e Pejës do të ketë të finalizuar draftin, i cili do të vendoset në diskutim publik të PZHK-së për të vazhduar më pas me HZK-së”.

Në këtë takim është prezantuar profili komunal dhe vlerësimi i gjendjes, po ashtu është diskutuar për gjendjen ekzistuese dhe problemet në Komunën e Pejës, si pikënisje për hartim të kornizës së zhvillimit.