Republika e Kosoves

Pejë

Reagimi i Kryetarit te Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri

2020/11/24 - 1:08

Te nderuar qytetarë: Ngjarja e ditës së djeshme më trishtoi tmerrësisht! Duke parë reagimet e shumta, e dija se çdo arsyetim do të keqkuptohej dhe nuk do të gjente mbështetjen e një pjese të opinionit. Euforia e reagimeve ishte e jashtëzakonshme, ndoshta më tepër sesa duhej! Më e keqja e gjithë kësaj ishte se askush nuk kërkonte arsye: pse u vendos, kush e vendosi  dhe pse pikërisht këto ngjyra?
Balona e cila u vendos dje me mbishkrimin: “Komuna e Pejës, Mirë Se Vini” ishte një simbolikë e dhuruar nga piloti francez kampion i aeronautikës, z. Guy Cinquin. Ai e solli balonën me ajër të cilën tashmë shumica e keni parë në qiell. Pas kthimit në Francë, z. Cinquin e ka promovuar jashtëzakonisht Pejën por edhe kulturën tonë ne mediat  Franceze. Ai u rikthye prapë në Pejë për të realizuar fluturime të tjera  dhe në shenjë mirënjohje e ka sjellë  balonën e cila u vendos dje në hyrje të qytetit, madje atë e ka instaluar personalisht, duke mos e pasur idenë se veprimi i tij me qëllim të mirë, do të keqkuptohej!
Për fund – a është dashur të lejohet vendosja e kësaj balone me ngjyrat e flamurit francez, holandez apo siç pretendohej jugosllav – kronologjia e ngjarjes e paraqitur më lartë pasqyron qëllimin e vetëm të këtij instalacioni, të cilin tani në qetësi secili mund ta vlerësoj por të sjellë përfundime.”
 
https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/1823153344502762