Republika e Kosoves

Pejë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e 9-ta

2019/06/18 - 9:52

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z.Besim Avdimetaj bëri të ditur se janë publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e 9-ta dhe ka folur për suksesin e përgjithshëm të testit.

Në 28 shkolla fillore të Komunës së Pejës suksesi i përgjithshëm nga Testi i Arritshmërisë është 60.46 %.

Drejtori Avdimetaj ka theksuar se organizimi i administrimit të Testit të Arritshmërisë ka qenë në nivel të duhur.

Nxënësve, të cilët e kanë kaluar testin ju uroj suksese për regjistrim në shkollimin e mesëm të lartë.