Komuna Pejës në organizim të Qendrës për Mirëqenien e Gruas dhe Zyrës për Barazinë Gjinore, kanë mbajtur sot marshimin paqësor në shënim të 25 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas.
Marshimi ka filluar nga qendra në sheshin “Skënderbeu ” për të vazhduar deri tek sheshi “Haxhi Zeka”
Pas marshimit është mbajtur edhe Ligjërata me temën “Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore”.