Republika e Kosoves

Pejë

Shënohet 40 vjetori i hapjes së shkollës fillore “Dardania” 

2018/05/21 - 12:14

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj ka qenë i pranishëm në solemnitetin e organizuar me  rastin e 40 vjetorit të hapjes së shkollës fillore “Dardania” dhe 10 vjetorit të hapjes së objektit të ri shkollor.
Drejtori Avdimetaj i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi mësimdhënësit për të arriturat e deritanishme, duke uruar figura të nderuara të mjekëve, inxhinierëve, mësimdhënësve dhe kuadrove të tjerë që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.
 .