Republika e Kosoves

Pejë

Shpërndarja e 2500 fidaneve të arrës

2019/04/26 - 9:48

Drejtorati për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi ka bërë shpërndarjen e 2500 fidaneve të arrës sipas listës së përfituesve.
Përfitues në këtë projekt kanë qenë 17 fermerë, të cilët janë furnizuar me fidane dhe u informuan për mënyrën e kultivimit, si dhe kujdesin pas kultivimit.
Monitorimi i mbjelljes është bërë nga zyrtarët e drejtorisë, ku u konstatua se procesi i mbjelljes është duke u realizuar sipas këshillave të ekspertëve të fushës.